Lajme

Oda Amerikane ndan mbi 13 mijë dollarë për zonën e Teksasit

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 04 September 2017

Për t’u dalë në ndihmë zonave të prekura nga stuhia e përmasave katastrofike që ka goditur Gjirin e Teksasit, si njëra ndër fatkeqësitë më të rënda natyrore në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me dhjetëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra persona të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka krijuar një fond të ndihmës financiare, bën të ditur njoftimi për media nga Oda Amerikane.

“Duke ju falënderuar kontributit të anëtarëve të saj, Oda Amerikane ka arritur që brenda një periudhe të shkurtër të grumbullojë 13,600 dollarë amerikanë, me të cilat do të mbështeten organizatat në SHBA, të cilat ofrojnë asistencë direkte për zonat dhe banorët e prekur nga vërshimet”, thuhet në njoftim.

Kompanitë të cilat i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë të Odës Ekonomike Amerikane janë: NLB Bank, Telekomi i Kosovës, Devolli Corporation, Korporata HIB, Devolli Distribution, KEDS, Rikon, KESCO, Shita & Associates, NeëCo Ferronikeli, Meridian Corporation, Flexograf, KFC, Scampa, KosBit, EB Group dhe Kostrade.

-Advertisement-

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka ka falënderuar kompanitë donatore duke vlerësuar se pavarësisht vlerës, kontributi ka vlerë të lartë simbolike dhe dëshmi e mirënjohjes së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar për Kosovën në kohërat më të vështira të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera