Oda Amerikane e shqetësuar për rangimin e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 16 February 2022
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike të Heritage Foundation për vitin 2022, ku vlerësimi i përgjithshëm i Kosovës është nën mesataren rajonale.
”Në një kohë kur Kosova ka nevojë për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, vlerësimi i ulët i Kosovës për liritë ekonomike demonstron domosdoshmërinë e një qasje aktive të institucioneve të shtetit për të adresuar çështjet që lidhen me indikatorët e sundimit të ligjit, madhësinë e qeverisë dhe efikasitetit rregullativ, me fokus në çështjet pronësore, efektshmërinë gjyqësore, integritetin e qeverisë, ngarkesën tatimore, shpenzimet qeveritare, shëndetin fiskal, lirinë afariste dhe lirinë e punës”, thuhet tutje në kumtesë.
Oda Amerikane mes tjerash thotë se është veçanërisht e shqetësuar lidhur me trendin përkeqësues pesëvjeçar të lirisë ekonomike, ku vendi ka shënuar rënie në fund të kategorisë së shteteve me “Liri mesatare”, si dhe reagimin jo të duhur të Qeverisë karshi krizës Covid-19 në aspektin e rreptësisë, me renditje në vendin e 91-të globalisht, shqetësim ky i ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga Oda Amerikane dhe organizatat e tjera të sektorit privat në vend.
”Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës të ndjekë një agjendë aktive të zhvillimit ekonomik, duke adresuar në mënyrë urgjente indikatorët me vlerësim më të ulët. Duke shprehur shqetësimet lidhur me faktin se mekanizmat dialogues si Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime nuk janë mbledhur për më shumë se një vit, Oda Amerikane i kërkon Qeverisë të ketë dialog aktiv publiko-privat i cili mes tjerash i sjell përfitime vendit dhe përparimit ekonomik të tij”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...