Lajme

O’Connell falënderon kryeprokurorin Shala për zgjidhjen e një rasti të ngacmimit seksual

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 09 August 2018

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, në një takim sot gjatë ditës, me ç’ rast ka diskutuar për gjendjen e sigurisë në qytetin e Prizrenit dhe sfidat për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Zyra për informim e Prokurorisë në Prizren, tutje njofton se kryeprokurori Shala falënderoi ambasadorin O’ Connell për mbështetjen e pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës dhe sistemit të saj të drejtësisë.

“Nga ana tjetër, ambasadori O’Connell falënderoi kryeprokurorin për përkushtimin e tij dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit për të siguruar një ambient të sigurt në qytetin e Prizrenit, me ç’ rast përshëndeti përpjekjet dhe angazhimet e kësaj prokurorie për zbulimin dhe kapjen e menjëhershme të të dyshuarit për ngacmim seksual të një shtetaseje të huaj në Prizren”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera