Lajme

O’Connell dënon sulmin ndaj Ollurit

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 17 August 2017

Ambasadori ka kërkuar që të zbardhet rasti i sulmit ndaj Ollurit.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit, Parim Olluri. O’Connell ka kërkuar që ta zbardhet ky rast dhe gazetarit i ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“E dënoj sulmin e mbrëmshëm frikacak ndaj Parim Ollurit. Shoqëritë e lira dhe demokratike mund të ekzistojnë vetëm si rezultat i punës jetike dhe të guximshme të gazetarëve. I uroj shërim të shpejtë dhe u bëj thirrje autoriteteve të trajtojnë këtë rast me seriozitetin më të madh. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë informacione rreth këtij rasti të kontaktojnë policinë: ky do të ishte një akt patriotik”, thuhet në postimin e ambasadorit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera