Lajme

O’Conell kërkon nga Qeveria e ardhshme të japë pensionet për të dhunuarat në luftë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 19 June 2017

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se Qeveria e ardhshme duhet ta formojë Fondin per pensione për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ai kërkoi që këto pensione të jenë dinjitoze sepse shumat e vogla do të ishin diskriminuese për këto viktima.Ambasadori  O’Conell tha se të mbijetuarat dhe fëmijët e tyre nuk duhet të fajësohen për atë që u ka ndodhur.

Sipas tij këto viktima nuk duhet të ndihen të larguara nga shoqëria dhe të rritet niveli i llogaridhënies ndaj këtyre viktimave. O’Conell këtë deklaratë e ka thënë gjatë një tryeze që u organizuar sot nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera