Lajme

OBSH: Të rinjtë gjithnjë e më shumë po vdesin nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 05 April 2020

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), ka paralajmëruar se çdo ditë e më shumë të rinjtë po preken e madje edhe po vdesin nga koronavirusi në gjithë botën, transmeton Gazeta Metro.

Edhe pse gjithnjë është raportuar se më të rrezikuarit nga ky virus vdekjeprurës janë njerëzit më në moshë, të premtën OBSH ka raportuar se infektimet dhe vdekjet e të rinjve nga virusi korona janë në rritje.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë të rinj që kanë simptoma të rënda. Sipas të dhënave nga shumë vende të Evropës, ne mund të shohim se të rinjtë gjithashtu vdesin. Disa prej tyre kanë sëmundje të tjera kronike dhe disa jo”, tha doktoresha Maria Van Kerkhove në një konferencë shtypi në Gjenevë.

-Advertisement-

Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se të rriturit kanë më shumë të ngjarë (por jo të sigurt) për të zhvilluar simptoma më të rënda ose të vdesin sesa fëmijët dhe adoleshentët, dhe se simptomat shpesh janë të buta tek fëmijët, ndryshe nga gripi, kur fëmijët janë në rrezik më të madh të komplikimeve.

Edhe pse fëmijët kanë një sistem imunitar të papjekur dhe një reagim më të fortë ndaj infeksioneve, coronavirusi nuk duket se ndikon në ta në këtë mënyrë, raporton BBC .

Një javë më parë, një djalë 14 vjeçar, i cili u zbulua se ishte pozitiv me koronavirus, vdiq në Portugali, dhe në Belgjikë javën e kaluar, një vajzë vetëm 12 vjeçe, e cila është edhe viktima më e re nga ky virus në tërë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera