OBSH: Shumë shtete po shkojnë në drejtim të gabuar, rikthimi në normalitet nuk do të jetë i mundur së shpejti
Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 14 July 2020
OBSH ka paralajmëruar se një kthim në normalitet nuk do të jetë i mundur së shpejti sepse shumë vende po shkojnë në drejtim të gabuar dhe mesazhet e paqarta të shumë liderëve po dëmtojnë besimin e njerëzve.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom, ka paralajmëruar teksa ka deklaruar që “Nëse qeveritë nuk komunikojnë qartë me qytetarët e tyre dhe nuk zhvillojnë strategji që synojnë frenimin e përhapjes se Covid dhe rrjedhimisht nuk bëjnë aq sa duhet për të shpetuar jetë, nëse popullsia nuk i zbaton rregullat themelore të mbajtjes së maskës, distancimit fizik dhe higjenës, pandemia do të vazhdojë dhe gjërat do të përkeqësohen”.
Ndërkohë gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone në mbarë botën po rikthejnë bllokimet ose po fillojnë përsëri të vendosin masa kufizuese.
Republika Çeke ka rikthyer kufizimet e udhëtimit për ata që vijnë nga Serbia dhe Mali i Zi, pas shpërthimit në këto dy vende të vatrave të reja Covid.
Rikthimi i egërsisë pandemike në Ballkan ka frikësuar gjithashtu Greqinë e cila do të rrisë kontrollet e hyrjes së turistëve në vend.
Nga ana tjetër, shkencëtarët e Akademisë Mjekësore në Londër kanë deklaruar se ‘Këtë dimër, pandemia e koronavirusit mund të krijojë një stuhi perfekte’.
Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se vendet duhet të jenë gati për një ngritje të mundshme të kurbës Covid gjatë muajve të dimrit, kur mendohet se shpërthimet e vatrave të koronavirusit do të jenë më serioze se shpërthimet fillestare që ndodhën gjatë muajve mars dhe prill.
Të tjera
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...
-
DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në...