OBSH: Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/istockphoto-1218217973-170667a1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:24 | 03 November 2021
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i rasteve të reja me COVID-19 u rrit javën e kaluar në shkallë globale dhe se Evropa ka njoftuar rritjen më të madhe të infeksioneve për të pestën javë radhazi.
Në raportin epidemiologjik për javën që përfundoi më 31 tetor, OBSH-ja tha se bota pa një rritje prej tre për qind të rasteve të reja, e kryesuar nga Evropa, me rritjen më të lartë prej gjashtë për qind, pasuar nga Amerika me një rritje prej tre për qind dhe zona e Paqësorit perëndimor, me një rritje prej dy për qind.
Raporti i OBSH’së tregon se pjesa tjetër e rajoneve të botës panë ulje të rasteve dhe zona e Mesdheut lindor pati rënien më të madhe me 12 për qind dhe Afrika dhe Azia Juglindore nëntë për qind secila.
Rritja e vazhdueshme e infeksioneve me COVID-19 në Rusi kontribuoi në numrin e lartë të rasteve të reja në Evropë. Grupi shtetëror i punës për koronavirusin në vend raportoi të mërkurën 40,443 raste të reja të konfirmuara dhe 1,189 vdekje, të dyja rekorde të reja për numrin e përgjithshëm ditor që nga fillimi i pandemisë. Kjo shënon herën e pestë në shtatë ditë që Rusia ka vendosur një rekord për raste të reja ditore.
Ndërkohë, OBSH njoftoi gjithashtu të mërkurën se ka miratuar vaksinën Covaxin për COVID-19 për përdorim urgjent. Covaxin është vaksina e parë e prodhuar nga India që merr këtë autorizim.
Në një deklaratë, OBSH-ja thotë se Grupi i saj Këshillimor Strategjik i Ekspertëve për Imunizimin, rishikoi vaksinën me dy doza dhe e rekomandoi atë për përdorim në grupmoshat 18 vjeç e lart. Grupi Këshillimor arriti në përfundimin se Covaxin kishte 78 për qind efektivitet kundër simptomave të COVID-19, 14 ose më shumë ditë pas dozës së dytë.
Grupi këshillues i OBSH-së arrit në përfundimin se vaksina ishte jashtëzakonisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për shkak të kushteve të thjeshta për ruajtjen e saj. Miratimi gjithashtu do të thotë që vaksina të përfshihet ndër ato që përdor mekanizmi COVAX që menaxhohet nga OBSH për shpërndarje globale.
Ndërkohë, Revista e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA) publikoi të martën rezultatet e një studimi të gjerë që tregon se vaksina Johnson & Johnson COVID-19 është pothuajse 74 për qind efektive për t’u mbrojtur nga sëmundja. Studimi u krye nga klinika prestigjioze Mayo në Minesota.
Studiuesit sugjerojnë që amerikanët të vaksinohen me vaksinat me dy doza Pfizer ose Moderna, të cilat janë zhvilluar duke përdorur teknologjinë me mRNA dhe janë konfirmuar të kenë një shkallë më të lartë efektiviteti se Johnson & Johnson të zhvilluar përmes teknologjisë tradicionale të bazuar tek virusi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/08/Rakinice-Skenderaj.jpg)
Të tjera
-
Apeli ia zbut dënimin të akuzuarit për shtytje në terroŕizëm
Gjykata Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me...
-
Hiqen vizat edhe me Tajlandën, në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se janë hequr vizat me ...
-
Osmani përkrah Distrinë në Lojërat Olimpike Paris 2024: Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar fitore xhudistës...
-
Pejë: Miku rrah motrën dhe familjarët e dhëndrit, arrestohet
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizik...
-
Regjistrimi i popullsisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare
Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i c...
-
Dreka e zonjave dhe zotërinjve të parë në Paris, Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Briggite Macron
Zotëriu i Parë Prindon Sadriu ka njoftuar se është ftuar për drekë nga Zonja ...
-
Ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
Pritjet për të hyrë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në një...
-
Pejë/ Nëna me dy djemtë e rrahin babain e bëjnë për spital
Një person ka raportuar në polici ditën e djeshme se është sulmuar fizikisht ...
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...