OBSH: Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale
Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 03 March 2021
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se për herë të parë në shtatë javë infeksionet e reja me koronavirus janë rritur globalisht. Zyrtarët shprehën shqetësimin se rastet mund të rriten ndjeshëm sërish.
Sipas OBSH-së rritja e rasteve ka ndodhur në katër rajone: në dy kontinentet Amerikane, në Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Juglindore. Sipas zyrtarëve ky zhvillim ishte “zhgënjyes, por jo befasues” dhe mund të lidhet me zbutjen e masave kufizuese. Sipas OBSH-së do të ishte “jorealiste” të mendohej se pandemia mund të ndalet deri në fund të vitit.
Paralajmërimet vijnë pas një rënie të mprehtë të rasteve me koronavirus dhe vdekjeve në shumë pjesë të botës, zhvillim që së bashku me prodhimin e vaksinave, kishin rritur shpresat se përhapja e koronavirusit do të vazhdonte me një prirje drej rënies. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë po paralajmërojnë për një shtim tjetër të rasteve që mund të ketë lidhje me variantet e reja të virusit.
Vendi po përballet ndërkaq me një mungesë kritike vaksinash, gjë që ka shtyrë një numër në rritje ekspertësh të shëndetit publik të sugjerojnë përdorimin e vetëm një doze nga vaksinat e parashikuara të përdoren me dy të tilla. Por doktor Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i tha gazetës “Washington Post” të martën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë regjimin me dy doza të vaksinave të Pfizer-BioNTech dhe Moderna-s.
Doktor Fauci paralajmëroi se kalimi tek strategjia me një dozë mund t’i linte njerëzit më pak të mbrojtur dhe të bëhej shkak për përhapjen e varianteve të ndryshme të virusit. Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive i tha gazetës se “hendeku mes ofertës dhe kërkesës do të zvogëlohet shumë shpejt e më pas do të kapërcehet” pasi kompanitë Pfizer e Moderna të përmbushin zotimin e tyre për të siguruar 220 milionë doza deri në fund të marsit, së bashku me zotimin e kompanisë Johnson & Johnson për të shpërndarë 20 milionë doza të vaksinës së saj me një doze, brenda këtij muaji.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...