Lajme

OBSH paralajmëron valë të re të variantit Omicron, përsëri apelon për marrjen e dozës së tretë të vaksinës

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 22 December 2021

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për Evropën, Hans Kluge ka paralajmëruar “stuhi” të re të variantit Omicron të COVID-19 në gadishullin evropian.

Ai i ka ftuar të gjithë që të marrin dozën e tretë të vaksinës.

“Bëni vaksinën përforcuese, bëjeni, bëjeni! Vaksina përforcuese është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron”, tha ai.

-Advertisement-

Drejtuesit e OBSH’së kanë paralajmëruar vazhdimisht qeveritë se “doza e tretë e vaksinës është një luks dhe do të ishte më mirë që vaksinat shtesë të shiten në vendet më të varfëra”, raporton atsh.

Me përhapjen e variantit Omicron, shtete të shumta kanë filluar me administrimin e dozës së tretë të vaksinës.

Izraeli tashmë po bënë planet për administrimin e një dozë të katërt.

Shtete të shumta janë duke u përballur me një valë të re të pandemisë, përkundër që kanë një numër të madh te popullsisë së vaksinuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera