Lajme

OBSH paralajmëron: Pandemia në fazë kritike në Azi-Paqësor

Autori: Gazeta inFokus 06:44 | 26 August 2021

OBSH tha sot se pandemia COVID-19 në rajonin Azi-Paqësori ishte në një “fazë kritike” dhe se duhet bërë gjithçka për të kufizuar transmetimin tani, me qëllim shmangien e shfaqjes së varianteve më të rrezikshme në të ardhmen.

“Numri i rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në vendet e Azi-Paqësorit po rritet ndjeshëm, kryesisht për shkak të variantit shumë ngjitës Delta”, vuri në dukje Takeshi Kasai, drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor.

“Në tri javët e para të gushtit, rajoni përbënte 10 për qind të rasteve globale COVID-19 dhe më shumë se 8 për qind të vdekjeve globale”, tha Kasai. “Në këtë fazë kritike të pandemisë (…) le të punojmë së bashku. Ne mund të marrim kontrollin”, shtoi ai.

-Advertisement-

Sipas OBSH, Japonia, Malajzia, Filipinet dhe Vietnami janë katër vendet me numrin më të madh të rasteve të COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër, Kina, Singapori dhe Mongolia kanë raste më të ulëta, mes masave të rrepta të shëndetit publik dhe distancimit shoqëror, si edhe niveleve të larta të vaksinimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera