OBSH paralajmëron njerëzit që pinë alkool: Jeni më të rrezikuar ndaj koronavirusit
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 21 April 2020
OBSH ka paralajmëruar se si alkooli mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar dhe t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj kapjes së virusit.
OBSH përshkruan një numër faktorësh të rrezikshëm, duke përfshirë efektet afatshkurtra dhe afatgjata në organe, një sistem imunitar të dobësuar, ndryshimin e mendimeve dhe vendimmarrjen, madje mund të shkaktojë probleme edhe me frymëmarrjen.
Çdo faktor rreziku thuhet se ndikon drejtpërdrejt tek njerëzit gjatë periudhës së bllokimit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit ju vë juve dhe të tjerët në rrezik.
Carina Ferreira-Borges, Menaxhere e Programit, Alkooli dhe Drogave të Paligjshme në Evropë ka thënë: “Alkooli konsumohet në sasi të tepërt në Rajonin Evropian dhe lë shumë viktima. Gjatë pandemisë COVID-19, ne duhet të pyesim veten se çfarë rreziqesh po marrim duke i lënë njerëzit të mbyllur në shtëpitë e tyre me një substancë që është e dëmshme si për shëndetin e tyre ashtu edhe për efektet e sjelljes së tyre ndaj të tjerëve, përfshirë dhunën ”
OBSH gjithashtu ka lëshuar këshilla për njerëzit që konsumojnë alkool gjatë bllokimit, duke thënë: “Është e rëndësishme të kuptoni që alkooli paraqet rreziqe për shëndetin dhe sigurinë tuaj dhe prandaj duhet të shmanget gjatë periudhave të izolimit në shtëpi.”
“Alkooli nuk është një pjesë e domosdoshme e dietës tuaj dhe nuk duhet të jetë përparësi në listën tuaj të blerjeve. Shmangni grumbullimin e alkoolit në shtëpi, pasi kjo do të rrisë konsumin tuaj të alkool”.
“Ju mund të mendoni se alkooli ju ndihmon për të përballuar stresin, por në fakt nuk është një mekanizëm i mirë përballimi, pasi dihet se rrit simptomat e çrregullimeve të panikut dhe ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të tjera mendore, dhe rrezikun për dhunë familjare”.
Të tjera
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...