Lajme

OBSH: Omicron prek pjesën e sipërme të trupit, llojet e tjera prekin mushkëritë

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 07 January 2022

Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se lloji Omicron i koronavirusit prek pjesën e sipërme të trupit, si dhe ka njoftuar se OBSH po monitoron një lloj të ri që thuhet se është zbuluar në Francë.

“Po shohim gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se Omicron po infekton pjesën e sipërme të trupit, ndryshe nga të tjerat”, ta Abdi Mahamud, menaxheri i OBSH-së për incidentet mbi pandeminë.

Duke folur në një konferencë për media, Mahamud shpjegoi se lloji Omicron është ndryshe nga të tjerët që prekin mushkëritë dhe që kanë “shkaktuar pneumoni të rëndë”. “Ne patëm një numër të mirë studimesh që përsëri vërtetonin… nga Afrika e Jugut se vaksinat akoma ju mbrojmë kundër shtrimit në spital, kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, tha mjeku i OBSH-së.

Siç tha ai, sfida nuk ka qenë vaksina, por që vaksinimi të arrijë në popullsinë e cenueshme. I pyetur për një lloj të ri të koronavirusit të raportuar në Francë, Mahamud tha se, “B1640 ka qenë nën radarin tonë që nga nëntori dhe ne e kemi parë nga afër këtë”.

Mjeku i OBSH-së u pyet nëse është e matur të shqyrtohet zhvillimi i një vaksine të re kundër llojit Omicron që po përhapet me shpejtësi. “Është e vështirë të parashikohet se ku do të arrijë Omicroni nga këtu. Prandaj, akoma është herët për të marrë një vendim të tillë për këtë çështje”, tha Mahamud.

Të tjera