Lajme

OBSH: Omicron më i butë se Delta

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 14 January 2022

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, tha se varianti omicron i koronavirusit të ri(COVID-19) , mund të jetë më i butë se Delta, por mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për të pavaksinuarit.

Në një webinar për koronavirusin, Ghebreyesus tha se një rekord prej 15 milionë rastesh COVID-19 mendohet se janë raportuar javën e kaluar, por se shkalla e vdekjeve mbetet e qëndrueshme dhe mund të reduktohet duke vaksinuar më shumë njerëz.

“Edhe pse numri i pacientëve të shtruar në spital po rritet në shumë vende, ky nuk është niveli që kemi parë tek valët e mëparshme”, tha ai. Ai vuri në dukje faktin se të pavaksinuarit përbëjnë një pjesë të madhe të të shtruarve në spitale në mbarë botën.

-Advertisement-

Kreu i OBSH-së tha se vaksinat ndihmojnë në parandalimin e pasojave dhe vdekjeve më të rënda, por jo transmetimin e plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera