OBSH: Ngadalësimi i vaksinimit në Evropë, i papranueshëm
Autori: Gazeta inFokus
23:16 | 01 April 2021
Ngadalësia e fushatave të vaksinimit në vendet evropiane kundër COVID-19 është e “papranueshme” dhe rrezikon të zgjasë pandeminë, tha të enjten një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, tha se vaksinat “janë rruga më e mirë për të dalë nga kjo pandemi”, por vuri në dukje se deri tani, vetëm 10% e popullsisë së Evropës ka marrë një dozë dhe se vetëm 4% janë të mbrojtur plotësisht me dy doza.
“Për sa kohë që mbulimi mbetet i ulët, ne duhet të zbatojmë të njëjtat masa shëndetësore publike dhe sociale siç kemi bërë edhe në të kaluarën, për të kompensuar për vonesat,” tha Dr. Kluge.
Madje edhe këto shifra nuk japin një tablo të qartë të përmasave të problemeve me të cilat përballen 27 vendet e Bashkimit Evropian, ku vetëm rreth 5.6% e qytetarëve të tij që kualifikohen për vaksinë e kanë bërë fazën e parë të saj, sipas bllokut. Në Britani, kjo shifër është 46% e popullsisë së saj.
Dr. Kluge paralajmëroi qeveritë evropiane që të mos krijonin “një ndjesi të rreme sigurie” lidhur me fillimin e fushatave të tyre të imunizimit. Ai vuri në dukje se Evropa mbetet rajoni i dytë më i prekur në botë për sa i përket infeksioneve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi.
OBSH-ja tha që infeksionet e reja me COVID-19 po rriten në çdo grup moshë përveç atyre mbi 80 vjeç, një shenjë që përpjekjet e vaksinimit po ndikojnë në ngadalësimin e shpërthimeve tek më të moshuarit. Por agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha se “veprimi i hershëm” për të ndaluar përhapjen e virusit duhet të ndërmerret në mungesë të niveleve të larta të imunizimit.
Franca po ndërmerr bllokime të reja në shkallë vendi për të frenuar koronavirusin. Dhoma e ulët e parlamentit miratoi masat e njoftuara të mërkurën nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron.
Zoti Macron dha për një bllokim të tretë në shkallë kombëtare dhe tha se shkollat do të mbyllen për tre javë, mes rritjes së infeksioneve që kërcënojnë të mbingarkojnë spitalet.
OBSH thotë se javën e kaluar në rajonin e Evropës që ajo mbulon kishte 1.6 milion raste të reja dhe gati 24,000 vdekje. Bashkimi Evropian me 27 vende ka numëruar mbi 612,000 vdekje të lidhura me virusin, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe nëse llogariten vendet Evropiane si Britania, Rusia, Zvicra dhe të tjerët, Evropa ka pasur mbi 928,000 vdekje nga viruset gjatë pandemisë.
“Situata e rajonit është më shqetësuesja prej disa muajsh,” tha Dr. Dorit Nitzan, menaxheri i urgjencës i OBSH-së në Evropë, i cili paralajmëroi njerëzit të mos udhëtonin ose të mblidheshin në grupe të mëdha gjatë festave të ardhshme fetare.
“Shumë vende po vendosin masa të reja që janë të nevojshme dhe të gjithë duhet të ndjekin sa më shumë që të munden,” tha Dr. Nitzan.
Dr. Kluge tha se mesazhi i tij për vendet evropiane ishte se “tani nuk është koha për të lehtësuar masat.”./voa/
Të tjera
-
Haxhiu: Brenda tri ditëve marr përgjigjen për sigurimin e një milion vaksinave antiCOVID
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se brenda t...
-
Milaim Zeka: Adem Jashari ka pi birra, s’ka pasë kurrgjë t’bëj me këta muxhahadinat
Gazetari Milaim Zeka ka komentuar debatin për Adem Jashari ku u diskutua se a...
-
Bekim Haxhiu: Jetoj me qera, kaq para paguaj çdo muaj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryemin...
-
Ish-komandanti i Koshares: Beteja s’mund të përvetësohet nga askush, të gjithë kishin stemën e UÇK-së
Ish-komandanti në Betejën e Koshares, Hisen Berisha, ka folur lidhur me debat...
-
Komuna e Prizrenit i jep tender 1.3 milionë euro kompanisë me dokumente të falsifikuara
Prizren, 12 prill 2021: Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar procesin e aktiv...
-
I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre
"Ne do të paguajmë çdo ditë të dhuruar me 200 euro për punonjës dhe 100 euro ...
-
Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule...
-
Kurti uron Ramazanin: Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit. ...
-
Zyrtarët e VV-së për fundjavë në Shqipëri, Kusari-Lila: Masat nuk janë mbyllje, kufijtë kanë qenë të hapur
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar...
-
Presidentja Osmani uron Muajin e Ramazanit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar të gjithë besi...
-
Reagimi i Dardan Molliqajt për fushatën e VV-së në Shqipëri
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me fushatën e zyrtarëve...
-
Zaimi i VV-së: As ne s’kemi qenë të njohur në Kosovë por me punë jemi bërë të njohur
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se Kryeministri Albin ...