Uncategorized

OBSh kontribut në forcimin e ndërsjelltë politik në ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit dhe marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 19 September 2021

Në Pekin u mbajt nepërmjet videos takimi i 21-të i Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait .

Presidenti kinez Xi Jinping në fjalën e tij theksoi se 20 vjetët e fundit kanë qenë dëshmitarë të zhvillimit të fuqishëm të OBSh-së dhe bashkëpunimit të frytshëm midis vendeve anëtare. Vendet e OBSh-së kanë forcuar besimin e ndërsjellë politik, kanë ruajtur sigurinë e stabilitetin, kanë synuar begatinë e përbashkët, kanë marrë përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare së bashku dhe janë angazhuar për të krijuar një lloj të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe bashkësinë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Në samitin e përbashkët  mes udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive u diskutua edhe për problemin e Afganistanit.

-Advertisement-

Lidhur me problemin afgan, presidenti Xi paraqiti tre sugjerime.

Së parë, nxitja e një kalimi të qëndrueshëm të gjendjes në Afganistan sa më shpejt, mbështetja e të gjitha palëve në Afganistan për të arritur një rregullim politik nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve, nxitja e palëve përkatëse afgane për të goditur me vendosmëri organizatat terroriste brenda Afganistanit dhe shkaqet rrënjësore të terrorizmit, dhe parandalimin e forcave terroriste në Afganistan të shkaktojnë katastrofë.

Së dyti, angazhimi në dialog dhe kontakte me Afganistanin. Duke u nisur nga një perspektivë racionale dhe pragmatike, duhet të ndërveprohet me të gjitha palët në Afganistan, të orientohet dhe promovohet krijimi i një strukture të re të regjimit në Afganistan që të jetë më e hapur dhe gjithëpërfshirëse, të ndjekë një politikë të brendshme dhe të jashtme të moderuar e të qëndrueshme dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e botës, veçanërisht me vendet fqinje.

Së treti, për ta ndihmuar popullin afgan të kapërcejë vështirësitë, duhet të ofrohet ndihmë humanitare dhe përkrahje antiepidemike në kohën e duhur për të lehtësuar shqetësimet dhe vështirësitë. Kina ka njoftuar dërgimin sa më shpejt të një kontingjenti ndihmash emergjente, dhe vazhdon të japë ndihmë brenda mundësive të saj. 

Sivjet është 20-vjetori i krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Organizata u themelua më 15 qershor 2001 në Shangai nga Kazakistani, Kina, Kirgizistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. India dhe Pakistani hynë në bllok në vitin 2017, duke e çuar numrin e vendeve anëtare  në tetë. Siç mësohet, OBSh-ja do të nisë procedurat e pranimit të Iranit si vend anëtar zyrtar dhe të Arabisë Saudite, Egjiptit e Katarit si vende partnere dialogu të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera