OBSH kërkon “veprim të menjëhershëm” pas vdekjeve nga shurupi i kollës

Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 24 January 2023
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar” për të mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara, pas një morie vdekjesh të fëmijëve që ndodhën vitin e kaluar, të lidhura me shurupet e kollës.
Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan.
Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara, tha OBSH në një deklaratë më 24 janar.
Shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit.
“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla. Ato nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe”, tha OBSH.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shtatë vende kishin raportuar se kishin gjetur shurupe të kontaminuara në katër muajt e fundit dhe u bëri thirrje 194 shteteve anëtare në këtë organizatë për veprim për të parandaluar më shumë vdekje.
“Meqenëse këto nuk janë incidente të izoluara, OBSH u bën thirrje palëve të përfshira në zinxhirin e furnizimit mjekësor të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara”, tha OBSH./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...