OBSH kërkon solidaritet, thirrje vendeve të pasura: Mos blini më vaksina shtesë
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 23 February 2021
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të mos bëjnë blerje shtesë të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) pasi mund të pengojnë përpjekjet për të filluar vaksinimet në vendet e varfra dhe në ato me të ardhura të mesme.
Duke folur në një konferencë për media pas takimit të tij virtual me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, shefi i OBSH-së përshëndeti premtimet e fundit financiare nga vendet G7 për iniciativën COVAX të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB), por theksoi se ata po përballen me vështirësi në marrjen e vaksinave nga prodhuesit.
“Edhe nëse keni para, nëse nuk mund t’i përdorni paratë për të blerë vaksina, të keni para nuk do të thotë asgje”– tha Tedros, duke shtuar se ai ka informuar presidentin gjerman për problemet me të cilat përballen.
“Disa vende me të ardhura të larta aktualisht po u afrohen prodhuesve për të siguruar më shumë vaksina, gjë që ndikon në marrëveshjet me mekanizmin COVAX. Dhe madje shuma që ishte caktuar për mekanizmin COVAX u reduktua për shkak të kësaj”– tha Tedros.
Tedros u bëri thirrje vendeve me të ardhura të larta që para se të bëjnë ndonjë kërkesë për vaksina nga ndonjë prodhues të vaksinave të sigurohen se blerjet e tyre shtesë nuk do të minojnë marrëveshjet e bëra me mekanizmin COVAX.
Ai tha se politikanët në vendet e pasura duhet t’u shpjegojnë qartë votuesve të tyre se fillimi i vaksinimit në vendet më të varfra ose në zhvillim është në interes të të gjithëve.
“Ata duhet të flasin me zonat e tyre elektorale dhe t’u thonë se mënyra më e mirë për t;ju mbrojtur nuk është vetëm vaksinimi i tyre, por edhe vaksinimi i pjesës tjetër të botës, ndarja e vaksinës me pjesën tjetër të botës”– theksoi Tedros.
Sipas tij, nëse ky virus nuk mposhtet “kudo”, atëherë ai nuk do të mposhtet “globalisht”.
Javën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi kundër pabarazisë globale të vaksinave, duke theksuar se dhjetë vende me të ardhura të larta deri më tani kanë administruar 75 për qind të të gjitha vaksinave, ndërsa mbi 130 vende nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës deri më tani.
COVAX, nisma e udhëhequr nga OKB-ja që po financon vaksinat për vendet në zhvillim dhe vendet e varfra, po planifikon të fillojë shpërndarjen e vaksinave më vonë këtë muaj.
Nisma deri më tani ka nënshkruar kontrata me prodhuesit AstraZeneca, BioNTech dhe Instituti Serum i Indisë, si dhe nga fundi i këtij muaji deri në mes të vitit 2021 planifikon të shpërndajë deri në 337 milionë doza të vaksinës në mbi 130 vende.
Të tjera
-
Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli
Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në ...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Qytetarët kanë 2 opsione – integrim apo izolim
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votë...
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...
-
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...