OBSH jep disa këshilla si të ushqeheni shëndetshëm gjatë karantinës
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 31 March 2020
Mbyllja në shtëpi nuk është një proces shumë i lehtë për t’u përballuar, por kur kjo është e domosdoshme, atëherë këshilla e vetme është të kujdeseni sa më shumë për veten dhe shëndetin tuaj.
Ushqim i shëndetshëm, pak aktivitet fizik dhe mbushje të ditës me aktivitete shplodhëse janë zgjidhja e duhur për të kaluar ditën.
Këtë mënyrë jetese mjekët e këshillojnë gjithnjë, por veçanërisht tani duhet të bëni kujdes me zgjedhjet tuaja.Ushqimi është parësor, duhet të konsumoni dietën e duhur në mënyrë që të keni shëndet dhe energji. Organizata Botërore e Shëndetit jep një listë me ushqime dhe këshilla të cilat mund t’i ndiqni gjatë kësaj periudhe.
Çfarë të konsumoni?
Guida e re e ushqimit publikuar në OBSH vetëm dy ditë më parë është e përshtatur me situatën e COVID-19 në të cilën bota ndodhet sot. Përmban informacion mbi ushqime dhe vlera të ndryshme që ato kanë për organizmin dhe sistemin imunitar. Megjithëse mund të mos e keni mundësinë për të konsumuar ushqime të freskëta çdo ditë në këtë periudhë karantine, mundohuni që të evitoni ato shumë të përpunuarat.
Kështu OBSH këshillon që të hiqni dorë nga kripa dhe sheqeri i tepruar. Në vend të tyre konsumoni rezervat e frutave, perimeve dhe ushqimeve të tjera të freskëta që mund të keni në shtëpi para se ato të prishen. Sipas ekspertëve është më e shëndetshme të përgatisni fruta dhe perime të ngrira, se sa të konsumoni ushqime të konservuara për një kohë të gjatë.
Nëse ju mbetet ushqim nga një vakt mos e hidhni, por kujdesuni që ta konservoni atë në frigorifer për një moment të dytë. Një hap tjetër shumë i rëndësishëm sipas ekspertëve të OBSH është ushqimi i gatuar në shtëpi. Kjo kohë në shtëpi është e përshtatshme për të gatuar vetë recetat që ju pëlqejnë, duke lënë mënjanë porositë e ushqimeve nga jashtë. Eksperimentoni me recetat e sidomos ato me bazë perimet, e rëndësishme është që ato të gatuhen në shtëpi. Ndiqni praktikat e higjienës ushqimore, duke i larë dhe pastruar mirë ushqimet tuaja, si dhe bëni kujdes me masat. Konsumoni të njëjtat vakte siç keni bërë gjithnjë, në këtë mënyrë nuk do të shtoni në peshë dhe do të qëndroni të shëndetshëm./AgroWeb
Të tjera
-
Bërnabiqi për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesët...
-
​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Se...
-
Vajza e Sanduloviqit flet për kërcënimet: Më kanë përcjellur në rrugë, çdo ditë është një rrezik potencial
Vajza e politikanit serb , Nikolla Sanduloviq , Klara Sanduloviq duke folur p...
-
Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë dhe qetë procesin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet ...
-
Autoritetet serbe deklarojnë se Jankoviq është në paraburgim
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se nga katër pjesëtarë ...
-
Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij
Gjykata Themelore e Pejës sot do të mbajë seancë dëgjimore për të caktuar mas...
-
Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës, para saj i ishte ndarë Merkelit, Reaganit dhe Rugovës
Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Co...
-
Sveçla:Ngjarjet e djeshme kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën për medie duke ...
-
Kurti: Sikur Serbia të ishte nën sanksione, s’do të ishim në këtë situatë – ky është shtet mafioz
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po të kishte sanksione ndaj S...
-
Serbia dje ndaloi mbi 1 mijë kosovarë, ministri i brendshëm jep detaje: U maltretuan – i pyetën për lidhjet me UÇK-në
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra ...
-
Hovenier: Jam i shqetësuar me ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë Jankoviq nga Serbia
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar...
-
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë
Edhe pse gjysma e prillit ishte jashtëzakonisht e ngrohtë, temperaturat janë ...