Shëndetësi

OBSH-ja raporton për rekord të rasteve të reja me Coronavirus brenda 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 13 September 2020

Organziata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rekord të ri të rasteve të reja me koronavirus në botë brenda 24 orëve. Të dielën shifra e të infektuarve me koronavirus në botë është rritur për 307.930, shkruan agjencia Reuters.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Indi, SHBA dhe Brazil, sipas uebfaqes së OBSH-së. Ndërkohë vdekjet janë rritur për 5537, duke e çuar shifrën totale në 917.417.

India ka regjistruar 94.372 raste të reja me koronavirus, pasuar nga SHBA-ja që regjistroi 45.523 raste të reja dhe Brazili 43.718.

Si SHBA-ja ashtu edhe India kanë regjistruar mbi 1000 të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa Brazili ka raportuar për 874 të vdekur brenda 24 orëve.

Rekordi më i hershëm për raste të reja me koronavirus brenda një dite, sipas shifrave të OBSH-së, ishte më 6 shtator, kur ishin regjistruar 306.857 raste të reja. Ndërkohë rekordi i vdekjeve për një 24 orësh si pasojë e COVID-19 ishte vendosur më 17 prill, kur vdiqën 12.430 persona nëpër botë.

Të tjera