Shëndetësi

OBSH-ja ndryshon mendim për ilaçin që e udhëzoi, shkencëtarët rishikojnë studimin që ngriti polemika

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 04 June 2020

Autorët e studimit të rëndësishëm, thanë se kërkimet e tyre kanë rezultuar që ilaçi hidrosiklorik rrit rreziqet për vdekje te pacientët me koronavirus, të trajtuar me antimalarikun, kanë rishikuar kërkimet e tyre.

Rishikimi u publikua në “Lancet” dhe vjen vetëm dy ditë pas revista mjekësore publikoi shqetësimin mbi medikamentin.

Së bashku me botimin, më shumë se 120 shkencëtarë të shquar ngritën pyetje në lidhje me të dhënat e përdorura në studim, të ardhura nga një bazë e të dhënave e drejtuar nga një kompani private, “Surgisphere”.

-Advertisement-

Mbi këtë studim, testimet ndërkombëtare të medikamentit u ndërprenë, megjithëse disa në SHBA vazhduan. Vetë presidenti Donald Trump deklaroi se e merrte ilaçin që ai e quajti një ‘pikë kthese’ me shpresën se do të parandalonte infeksionin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera