Lajme

OBSH-ja me ankesë për Evropën: Vaksinimi po ecën tepër ngadalë

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 01 April 2021

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge, vlerësoi sot se vaksinimi kundër virusit korona në Evropë është tepër i ngadaltë dhe shprehu shqetësimin se shpërndarja e vaksinave mund të zgjasë pandeminë.

Kluge tha në një deklaratë se 10 për qind e popullsisë në Evropë morën dozën e parë të vaksinës, dhe se katër për qind përfunduan procesin, dhe se procesi duhet të përshpejtohet, kryesisht duke rritur prodhimin, duke zvogëluar barrierat për vaksinat dhe duke përdorur secilën prej dozave të tyre, raporton Reuters.

Ai theksoi se Evropa është më e ngadaltë se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në porositjen e vaksinave, por edhe në sigurimin e vaksinave.

Sipas Kluge, numri i infeksioneve po rritet në çdo grup-moshë, përveç në grupin e njerëzve mbi 80-vjeç, që është një shenjë që vaksina ka pasur një efekt.

“Përshpejtimi i vaksinimit është thelbësor,” tha Kluge.

Të tjera