Lajme

OBSH-ja i fton qeveritë që të mos i zbusin masat antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 01 March 2021

Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i ka ftuar të gjitha qeveritë e botës që mos të zbusin masat antiCOVID, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave të huaja, ai tha se në javën e fundit është shënuar një rritje e rasteve me COVID-19 në nivel global, për herë të parë në shtatë javët e fundit.

Ghebreyesus këto shifra i ka quajtur “dëshpëruese, por jo edhe befasuese”.

-Advertisement-

Sipas OBSH-së, që nga fillimi i pandemisë, janë shënuar gati 114 milionë të prekur me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje, mbi 2.5 milionë banorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera