Lajme

OBSh-ja deklaron përsëri se COVID-19 ka burim natyror

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 28 September 2020

Kundrejt thënieve që koronavirusi i ri e ka burimin nga laboratori, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi përsëri në një konferencë shtypi të organizuar të premten e kaluar mbi pandeminë e COVID-19 se organizata e tij beson shkencën dhe provat, duke shtuar se të gjitha studimet e deritanishme tregojnë se virusi e ka origjinën nga natyra.

Ndërkohë, përgjegjësja teknike e Programit të Emergjencave të OBSh-së Maria Van Kerkhove tha se, sipas kërkimeve të mëparshme lidhur me patogjenet që kalojnë nga kafshët te njeriu, duhet njëfarë kohe që të përcaktohen kafsha burim i virusit dhe ndërmjetësi, në bazë të hetimeve shumë të sakta.

Nëse nuk zbulohen burimi dhe ndërmjetësi, njerëzimi do të ndodhet përsëri përpara rrezikut të infektimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera