Lajme

OBSH: Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll koronavirusin, “recetë për katastrofë”

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 01 September 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të koronavirusit, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll virusin, mund të jetë “recetë për katastrofë”.

Tedros e ka pranuar se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajve të përballjes me rrezikun e koronavirusit. “Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit t’iu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt”, ka thënë Tedros në një konferencë për media.

“Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar”, ka thënë ai. “Realiteti është që ky virus shpërndahet lehtë. Hapja pa kontroll është recetë për katastrofë”, ka thënë mes tjerash ai përgjatë një konference për media në Gjenevë.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 25 milionë persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre, mbi 847,000 pacientë kanë vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera