Lajme

OBSH: Gjysma e viktimave nga Covid-19 në Evropë janë në azilet e të moshuarve

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 24 April 2020

Kreu i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën tha se gati gjysma e vdekjeve nga Covid-19 në të gjithë kontinentin kanë qenë në azilet e të moshuarve.

“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme njerëzore,” tha Kluge gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.

Kluge tha se punonjësit e shëndetit në institucione të tilla shpesh ishin të mbingarkuar dhe me paga të ulëta dhe kërkoi që atyre t’u jepej më shumë pajisje mbrojtëse dhe mbështetje, duke i përshkruar ata si “heronj të heshtur” të pandemisë.

-Advertisement-

Ai tha se ndërsa shpërthimi i koronavirusit në disa vende evropiane duket se po stabilizohet ose po zvogëlohet, pandemia ende është shumë larg përfundimit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera