Shëndetësi

OBSH: Fushatës kërkimore antiCovid-19 i mungojnë miliarda dollarë fonde

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 19 August 2020

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një iniciativë e udhëhequr nga OKB për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve Covid-19 po përballet me një hendek të madh fondesh.

”Projekti, i njohur si ‘Access to Covid-19 Tools Accelerator (ACT)’ ka marrë zotimin prej 2,5 miliardë dollarësh”, deklaroi një zëdhënës i OBSH-së në Gjenevë, raporton ATSh.

Agjencia e Shëndetit së Kombeve të Bashkuara vlerëson se 31,3 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të financuar ACT për një periudhë fillestare 12-mujore.

-Advertisement-

Nisma, e cila u nis në një konferencë të donatorëve në Bruksel në maj, mbështet shpërndarjen e barabartë të vaksinave dhe ilaçeve në të ardhmen në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara.

ACT përfshin fonde të mëdha filantropike të shëndetit, si fondacioni ”Bill dhe Melinda Gates”, ”Gavi” dhe ”Wellcome Trust” me bazë në Britaninë e Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera