Lajme

OBSh: Do të ndihmojmë Libinë me rreth 2 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 14 September 2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të ndihmojnë Libinë me 2 milionë dollarë (mbi 1 milion e 800 mijë euro).

Kjo ndihmë vjen pas përmbytjeve të fundit në Libi.

“28 tonë metrikë trauma, furnizime kirurgjikale dhe urgjente do të mbërrijnë nesër nga qendra jonë logjistike në Dubai”, tha shefi i organizatës, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

-Advertisement-

Tutje ai theksoi se OBSH-ja tani ka aktivizuar rrjetin e saj të ekipeve mjekësore të urgjencës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Tetë vende dhe organizata kanë ofruar ndihmën e tyre për Libinë pas përmbytjeve të fundit, kurse një ekip nga Franca ka vendosur tashmë spitalin e tij fushor në zonën e prekur.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, vdekjen e kanë gjetur mbi 11 mijë persona, e 20 mijë të tjerë llogariten të zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera