Shëndetësi

OBSH: Akoma shumë larg rezultatit final për vaksinën kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 23 March 2020

Në një luftë me kohën për të zbuluar vaksinën kundër coronavirusit, drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të shëndetësisë Mike Ryan bëri me dije se do të na duhet të paktën një vit për ta gjetur atë.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që të ndiqen masat e rrepta për të pezulluar çdo aktivitet në mënyrë që të ngadalësojmë përhapjen e virusit.

Për këtë ju referua shembullit të Kinës,Singaporit dhe Koresë së Jugut të cilat sipas tij kanë siguruar një model masash të rrepta për të gjithë Evropën që po lufton me virusin COVID-19.

-Advertisement-

I pyetur nëse është testuar ndonjë vaksinë deri më tani, Ryan u shpreh se janë bërë disa eksperimente, por vetëm një prej tyre ka filluar të vlerësohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse vaksina për masën e gjerë do të jetë në dispozicion sa më herët, kjo varet nga konkluzionet e tyre. Edhe pse testimet kanë filluar në shumë laboratrë, jemi ende shumë larg rezultatit final.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera