Lajme

OBRM-PDUKM: Tevdovski vetëm në bazë të letrave me vlerë krijoi borxh të ri prej 101 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 13 August 2017

Sipas analizës së OBRM-PDUKM-së, Ministri i financave, Dragan Tevdovski, vetëm për 70 ditë arriti ta zhysë shtetin në një borxh të ri prej 101 milionë euro vetëm me ankandet për letra shtetërore me vlerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Meqë ata nuk duan ta bëjnë matematikën, ja ne do ta prezantojmë borxhin e ri. Ministri Tevdovski, vetëm me letra me vlerë, shtetin e ka zhytur në borxh mesatarisht 1.5 milionë euro në ditë. Kjo nënkupton që Tevdovski për çdo orë na shton një borxh prej 62.500 euro, për çdo minutë të kaluar shtohet borxhi për 1.050 euro’, thanë nga OBRM-PDUKM.

Për vetëm 70 ditë, ministri Tevdovski arriti për çdo qytetar të RM-së të shtojë borxh prej 3.100 denarë, gjegjësisht 50 euro për çdo person.

-Advertisement-

Nëse kësaj shume i shtojmë edhe 126 milionë euro të rezervave devizore të shkrira dhe 150 milionë euro shtesë të planifikuara për në periudhën e ardhshme, numrat bëhen vërtet të frikshëm, përfundojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera