Lajme

O’Brien mbërrin në Qeveri për takimin me Kurtin, Hovenier paralajmëron bisedime për “çështje kyçe bilaterale”

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 21 October 2024

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ai u fut në ndërtesën e Qeverisë i shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.O’Brien fillimisht ishte në Ambasadën Amerikane, ndërsa ambasadori Hovenier paralajmëroi biseda për “çështjet kyçe bilaterale”.

“Kënaqësi për të mirëpritur Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien për vizitën e tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të zhvillojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe ta ritheksojmë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës”, tha ai, siç njoftoi Ambasada.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera