Lajme

OBM do t’i shënojë Ditët operistike evropiane

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 05 May 2017

Për herë të parë nëpër Evropë në kohëzgjatje prej një jave do të festohen Ditët evropiane operistike, njofton AIM. Mbi 70 institucione të operës nga 18 shtete, midis të cilëve edhe Maqedonia, prej sot deri më 14 maj do t’i hapin dyert e tyre për publikun duke iu ofruar përmbajtje dedikuar dhe inspiruar nga opera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Opera dhe baleti i Maqedonisë me premierën e operës për fëmijë ‘Tregimi pranveror’ nga Stojan Stojkov do t’i festojë Ditët evropiane operistike 2017. Premiera është paraparë më 20 maj nga ora 12:00 në skenën e vogël të OBM-së.

Kjo iniciativë e Opera Europa, organizatë evropiane për kompani profesionale operistike dhe festivale dhe RESEO, Rrjeti evropian për edukim operistik-balet. Bashkëpunimi midis OBM-së dhe OE filloi në vitin 2008. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera