Lajme

Objekti i rrezikshëm për pacientë kthehet në spital për Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 15 October 2020

Objekti milionësh që u tha se rrezikonte jetën e pacientëve po mendohet të kthehet në spital për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Për këtë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së fundmi është shprehur i vendosur se godinën në hapësirat e QKUK-së, që ishte nisur për Klinikë Emergjente ta kthejë në shërbim të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

“Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë̈ numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar. Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë̈ gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë”” ka deklaruar Zemaj.

Në qershor të vitit të kaluar, kur edhe do të duhej të përfundonte ndërtimi i tij Gazeta Infokus pati raportuar se si investimi milionësh po rrezikonte të shkonte dëm për shkak të planifikimeve të gabuara.

-Advertisement-

Sipas raportit që e ka bërë kompania e cila merret me vlerësimin e objekteve shëndetësore ”Coning”, janë disa arsye se pse kjo klinikë nuk mund të kryej funksionin si Klinikë Emergjente.

Hapësirat e sallave, vendosja jo e duhur e sistemit të trajtimit të ajrit, mos ndarja e zonave me mure me qëndrueshmëri ndaj zjarri janë disa nga problemet të cilat i ka paraqitur ky raport.

Në raportin që ka siguruar Gazeta Infokus, në bazë të analizave të bëra, arsye e problemeve të lartë cekura del se jeta e pacientëve është e rrezikuar për mungesë të theksuar për qasje të shpejtë në hapësirë të cilat duhet të ofrojnë shërbim mjekësore që në minutën e arritjes.

Dhe në bazë të këtij raporti fleksibiliteti është minimal në përshtatje në raste të emergjencave të mëdha si dhe në raste të rritjes apo zvogëlimit të kërkesës shëndetësore.
Ky objekt sipas vlerësimeve që ka bërë kompania përkatëse për këtë çështje, “Coning”, nuk garanton mbrojtje të pacientëve dhe përdoruesve të objektit nga infeksionet intra-hospitalore për arsye të përdorimit jo adekuat të sistemit të trajtimit të ajrit si dhe të përzierjes së rrugëve të pastra me ato të papastërta.

Gjithashtu siguria e personave që janë përdorues të hapësirave të objektit janë shumë të cenueshme nga zjarri për arsye të mos ndarjes së zonave me dyer apo mure me qëndrueshmëri ndaj zjarrit.

Si dhe hapësirat e dedikuara për raste emergjente janë tejet të dimensionuar në raport me kërkesën për shërbime emergjente. Në raport thuhet se janë evidentuar edhe një mori defektesh në këtë objekt të cilin kushtoi hiq më pak se 8.1 milionë euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera