Lajme

Objekti 28 milionësh nuk i rehaton prokurorët

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 04 January 2018

Edhe përkundër investimeve milionëshe Pallati i Drejtësisë nuk është duke i përmbushur të gjitha nevojat e prokurorisë së shtetit.

Kallxo.com mëson se prokurorial e Prishtinës është në hall për të gjetur zyra për 3 prokurorët e rinj të cilët pritet të fillojnë punën së shpejti.

Të mërkurën në këtë prokuroi kanë filluar punën pesë prokurorë të rinj, derisa pritet që brenda pak ditësh, ky numër të arrijë deri në shtatë.

-Advertisement-

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, konfirmoi se nuk ka zyra të mjaftueshme për këta prokurorë.

“Nuk kemi zyra të mjaftueshme për prokurorët e rinjë edhe pse objekti i ri, nuk ka hapësirë të mjaftueshme”, tha Beka.

Më tej, kryeprokurori Beka tregoi se aktualisht deri në zgjidhjen e këtij problem, prokurorët e rinjë janë sistemuar nëpër zyra të kolegëve të tjerë.

Sipas tij, zgjidhja për këtë problem do to ishte intervenimi brenda objektit, duke shpresuar se Këshilli Prokurorial gjatë vizitës që pritet të bëjë ditët në vijim, do të gjejë një zgjidhje.

“Duhet të bëhet një zgjidhje, të bëhet ndërhyrje brenda objektit, besojmë se këtë jave që vjen Këshilli Prokurorial si kompetent që është për këtë qështje do të bëjë një zgjidhje”, shtoi ai.

Sipas Bekës, numri i zyrave të nevojshme është së paku edhe 6 të tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera