Lajme

Obiliq: Një fëmijë sulmohet nga qentë endacakë, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 03 May 2023

Një 10 vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martes në fshatin Milloshevë.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare.

-Advertisement-

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

“Është një fëmijë i vitit 2012-të, ka qenë në emergjencë. Pasi e ka marrë trajtimin ishte liruar për në shtëpi. Sot i njëjti është kthyer sërish për fashim dhe është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive. Pra, pasi është trajtuar në Kirurgjinë Plastike, atij i është rekomanduar që të vendoset në Klinikën Infektive, ku edhe sigurisht do të përcillet gjendja e tij”, tha Syla për Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera