Obama dhe Bush kritikojnë politikat e Trump
Autori: Gazeta inFokus
09:38 | 20 October 2017
Ish-presidentët Barack Obama dhe George W. Bush shprehën shqetësimet për klimën aktuale politike në Shtetet e Bashkuara, në komente që shihen si qortime indirekte ndaj lidershipit të Donald Trump.
Obama i kërkoi amerikanëve që të refuzojnë politikat e “përçarjes” dhe “frikës”, ndërsa Bush kritikoi “bullizmin e paragjykimet” në jetën publike. Të dy ata folën veçmasi e asnjeri nuk e përmendi kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë me emër. Ish-presidentët tradicionalisht distancohen nga skena politke e për një kohë të gjatë konsiderohej e pahijshme që një ish-banor i Zyrës Ovale të kritikonte pasardhësin e tij. Por, siç vërejnë analistët, normat dhe standardet e sjelljes që respektoheshin dikur, po anashkalohen përballë mjedisit aktual politik. Duke folur në një aktivitet fushate në Nju Xhersi, Obama deklaroi se të gjithë amerikanët duhet t’i përcjellin botës mesazhin se i refuzojnë politikat e përçarjes dhe frikës.
“Nuk mund t’i pranojmë politikat e vjetra të përçarjes, të cilat i kemi parë disa herë nëpër shekuj. Disa prej politikave që shohim tani menduam se i kishim arkivuar. Jemi në shekullin e 21, jo të 19”, tha Obama. Ai preku tema të ngjashme edhe më vonë gjatë një eventi në Riçmond të Virxhinias, duke thënë se shumë njerëz përpiqen të zemërojnë apo demonizojnë të tjerë me ide të ndryshme. Paraardhësi i tij Bush foli pak më herët në Nju Jork. “Fanatizmi duket se ka marrë krahë. Politikat tona janë më të cënueshme ndaj teorive të konspiracionit dhe trillimeve. Ka sinjale se intensiteti i mbështetjes për demokracinë është venitur”, deklaroi Bush. Deri më tani, të dy ish-presidentët i kishin shmangur komentet publike ndaj politikave të Trumpit.

T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
































