Lajme

OAK takohet me ministrin e Zhvillimit Rajonal

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 14 January 2022

Rëndësia e bashkëpunimit rajonal, sfidat që bizneset po hasin në këtë drejtim, rëndësia e krijimit të kushteve për zonat ekonomike si dhe nevoja për krijimin e ofertave për investitorët potencialë, ishin disa ndër temat e diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi theksoi që Oda përmes aktiviteteve të ndryshme në vazhdimësi po identifikon barrierat që bizneset po hasin gjatë bashkëpunimit rajonal si dhe po lobon që në afat sa më të shkurtër kohor të arrihet tejkalimi i tyre. Duke shpalosur gjithashtu edhe organizimet e konferencat rajonale që OAK ka realizuar ndër vite.

Ndërsa, ministri Damka shtoi që janë të hapur për çdo formë të bashkëpunimit, prej të cilës shoqëria dhe komuniteti i biznesit në përgjithësi do të përfitojnë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera