Lajme

OAK rikërkon heqjen e taksës së dyfishtë për biznesin e peshkut

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 14 October 2020

Heqja e taksës së dyfishtë për biznesin e peshkut është kërkuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Kjo Odë është një herë ka paraqitur shqetësimet e saj në takimin me zv. Ministrin e Ekonomisë, Rexhep Kadriu dhe këshilltarin e ministrit Vllaznim Pregjegjaj, shkruan Gazeta Infokus.

Përgjatë këtij takimi Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) shprehu shqetësimet e saja lidhur me gjendjen e vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë dhe mungesës së përkrahjes nga ana e shtetit. Theks i veçantë i’u kushtua çështjes së mos zgjidhjes së problemeve të bizneseve të peshkut të cilat OAK ka kohë që ka adresuar në institucionet përkatëse.

-Advertisement-

Sejdi Arifaj prodhues i peshkut  nga Istogu bëri me dije se taksa  e dyfishtë e vendosur tash e sa kohë i ka dëmtuar tej mase.  Me këtë rast, Sadik Januzaj përmendi faktin se janë buzë falimentimit veҫanarisht kur dihet se një prej sektorëve më të dëmtuar nga pandemia është pikërisht gastronomia dhe biznesi i peshkut, duke ndikuar kështu në rënien drastike të shitjeve.

“Aktualisht, biznesit të peshkut i është paraqitur edhe një vështirësi tjetër ku si mungesë e shitjes së peshkut deri më tani, pesha e peshkut ka kaluar masën standarde që shitet zakonisht dhe kështu si është nuk ka shitje sepse restaurantet nuk kanë lëvërdi t’a marrin”, thuhet në komunikatën e OAK-ut.

Si rezultat, i këtij takimi zv. Ministri Kadriu bëri me dije se do t’a marrë përsipër trajtimin e kësaj ҫështje, ku do të synoj që në udhëzimin e ardhshëm administrativ t’a ulë taksën e pagesës për shfrytësimin e ujit. Kadriu, poashtu premtoi edhe për mbajtjen e një takimi të përbashkët në mes Ministrisë, OAK-së, bizneseve të peshkut dhe Kompanisë “Drini i Bardhë”, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera