Lajme

OAK kërkon urgjentisht që të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 12 October 2020

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar urgjentisht që të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kjo Odë është shqetësuar me dështimin e këtij ligjit për gjashtë herë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është shprehur OAK përmes një komunikate për medie.

-Advertisement-

“Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), duke parë gjendjen jashtëzakonisht shumë të rënduar të bizneseve, rikërkon që urgjentisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës t’a kalojnë gjatë votimit të sotëm Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike me ndryshimet e kërkuara nga bizneset”, thuhet në komunikatë.

Poashtu OAK ka kërkuar që të merren parasysh edhe kërkesat që i kanë dhënë.

“Rikujtojmë se përderisa Kosova, ende diskuton kalimin apo mos kalimin e pakos së dytë për rimëkëmbje ekonomike, në vendet e rajonit janë kaluar disa të tilla.OAK, nga takimet me bizneset dhe puna në terren bënë të ditur sërish se gjendja e bizneseve është shumë e rëndë dhe nëse vazhdon të mungojë dora e zgjatur e shtetit, në tetor dhe nëntor do të ndjehen pasojat shumë të mëdha tek sektori privat dhe vetë shteti kur dihet se të hyrat më të mëdha sigurohen pikërisht nga biznesi”, thuhet mes tjerash në komunikate.
Kujtojmë që këtë hëne për të shtatën here është vënë në renë të diëts miratimi i këtij ligji./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera