Lajme

OAK i prezanton kryetares së Kuvendit gjendjen e rëndë të biznesit

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 13 October 2020

Vështirësitë e bizneseve si pasojë e pandemisë, përfshirja e kërkesave të bizneseve në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, krijimi i Komisionit Parlamentar, i cili do të trajtojë çdo ligj dhe të bëjë harmonizimin mes tyre në mënyrë që të njëjtat të mos bien në kundërshtim me njëra tjetrën, kërkesat e OAK-ut për ndryshim/plotësimin e disa ligjeve specifike, përkrahja nga ana e shtetit dhe ulja e normës së interesit nga BQK, ishin disa nga pikat kyçe të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i diskutoi gjatë takimit të sotëm me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Përgjatë këtij takimi OAK i shprehu shqetësim kryetares Osmani për gjendjen e rëndë të të bërit biznes si rezultat i pandemisë dhe mos reagimit të Kuvendit në përputhje me këtë gjendje e cila po rezulton me largim masiv të punëtorëve, falimentimin e biznesit dhe ulje të madhe të buxhetit të shtetit.

Si rezultat i kësaj, OAK bazuar në vizitat e vazhdueshme që po i bënë në teren dhe aktivitetet e saj i shpalosi kërkesat e bizneseve duke kërkuar nga Kryetarja, ashtu siç është duke kërkuar nga çdo institucion tjetër shtetëror, që të trajtohen me urgjencë këto kërkesa.

-Advertisement-

OAK theksoi faktin se Ligji aktual për Rimëkëmbje Ekonomike nuk i zgjidhë problemet e bizneseve. Për këtë arsye OAK, ka dërguar edhe rekomadimet të cilat i kemi bërë në kordiminim me sektorin e biznesit. Këto rekomandime i kemi dërguar disa herë me radhë në institucionet përkatëse si në Qeveri ashtu edhe tek deputetët, të cilat i kemi shpërndarë në mënyrë fizike, përmes postës elektronike, postës fizike e të cilat deri më tani nuk janë marrë në konsideratë.

Anëtari i bordit Hamdi Malushaj, potencoi faktin se nuk mund të krijohen ligje për bizneset e pa prezencën e bizneseve.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi OAK-në për takimin dhe ngritjen e këtyre shqetësimeve dhe ishte e njëmendimi, se secili ligj i cili bëhet duhet të jetë në dakordim me sektorin përkatës i cili do të afektohet nga ligji në fjalë.

Gëzim Selimi nga Industria e mishit “Calabria”, kërkoj mbështetje nga ana e shtetit për bizneset prodhuese. Selimi, theksoi po ashtu se gjendja në terren nuk është aspak e mirë dhe se një numër i madh i qytetarëve tanë po mbesin të pa punë.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan edhe problemet e pagimit të TVSH-së për lëndën e parë kur ajo blehet brenda vendit dhe kërkimi i mëpastajmë për rimbursim, përderisa kur blihet jashtë vendit nuk paguan TVSH. E po ashtu u trajtua edhe problemet për pushimin e lehonisë me ҫ’rast bizneset po detyrohen të paguajnë dy paga për një vend pune e që një praktikë e tillë nuk është në asnjë vend të rajonit.

Nga ky takim me kryetaren e Kuvendit pas kërkesës së OAK – së u dakorduam që gjatë javës së ardhshme të organizohet një takim i veçantë në Parlamentin e Kosovës dedikuar vetëm biznesit. Të ftuar në këtë takim do të jenë deputetët e Republikës së Kosovës, vetë kryetarja e Kuvendit, së bashku me Odat dhe bizneset.

OAK thotë se gjatë ditës së nesërme do të i përcjellë të gjitha këto kërkesa të deajuara edhe me shkrim tek kryetarja e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera