OAK dhe Dogana e Kosovës diskutojnë për problemet e bizneseve
Autori: Gazeta inFokus
10:15 | 17 Nëntor 2021
Mosnjohja e plotë e lëndës së parë për prodhuesit, mungesa e unifikimit të vendimeve ndërmjet komisionit për lirim të lëndës së parë ndërmjet Doganës dhe ATK-së, impakti i zbatimit të vendimit të Qeverisë nr,17/36 me të cilën ndryshohet vlera e shpenzimeve të transportit detar dhe kontejnerëve ishin disa ndër temat e diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu.
Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, përgëzoi Llugaliun për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, me bindjen që së bashku mund të përkrahim bizneset, ashtu që të thjeshtësohen procedurat burokratike më të cilat ata po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë biznesore.

Krasniqi theksoi që një ndër sfidat me të cilat bizneset prodhuese po ballafaqohen është mos njohja e plotë e lëndës së parë, gjë e cila po vështirëson që bizneset vendore të dalin në treg me çmime konkurruese.
Tutje, Krasniqi informoi që bizneset po ballafaqohen vazhdimisht edhe me rivlerësime të mallrave, e sidomos tek produktet të cilat blihen në ankande.
Ndërsa sfidë e madhe për bizneset u konsiderua edhe implementimi i Vendimit nr. 17/36, përmes së cilit u ndryshuan tarifat e shpenzimeve të transportit detar dhe kontejnerëve dhe që nuk po pranohen çmime më të ulëta se sa ato të paraqitura në vendim.

Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Arsim Selmonmusaj, theksin e vendosi tek problemet që bizneset po hasin lidhur me kodet tarifore dhe origjinën e tyre, sidomos gjatë bashkëpunimit me Shqipërinë.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, përgëzoi odën për punën dhe shtoi që e vlerëson bashkëpunimin me odat, si partnerë strategjik dhe profesional.
Lidhur me lirimin nga lënda e parë, Llugaliu theksoi që lirimi nga Dogana është më i ndjeshëm dhe më i komplikuar se sa ai nga TVSH, për këtë arsye ndodhin mos harmonizimet ndërmjet vendimeve. Ai tutje theksoi që janë duke punuar në këtë drejtim, ashtu që të bëhen modifikimet e nevojshme, ashtu që të përkrahen sa më shumë prodhuesit vendor.
Sipas Llugaliut, ky vit është tejet i suksesshëm në aspektin e uljes së informalitetit, ndërsa në aspektin e zhdoganimit të dërgesave, mund të konsiderohemi si shteti më efikas në rajon, pasi që më shumë se 80% e dërgesave kalojnë procedurat e zhdoganimit brenda një ore.
Ismail Shallti, pronar i biznesit anëtarë në OAK, Euro Fisi, prezantoi nga afër sfidat me të cila ata si prodhues po ballafaqohen, e për të cilat nga afër pranoi edhe përgjigje konkrete.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...





























