Lajme

“O do më vrasin o do t’i vras”, reagon fortë vëllai i viktimës së atentatit në Lushnje

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 13 October 2017

Atentati i përgjakshëm në Lushnjë ka rikthyer në vëmëndje bandat dhe ngjarjet kriminale në këtë qytet.

Nga ky atentat kanë mbetur të vrarë dy shtetas dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mësohet se persona të paidentifikuar hapën zjarr nga një makinë në ecje, duke qëlluar me breshëri nga tri armë të ndryshme drejt një lokali që ndodhet në lagjen “Loni Dhamo”.

-Advertisement-

Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg komisariatit të këtij qyteti, ndërsa të vrarë mbetën shtetasit Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç.

Familjarët e viktimave kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje.

Kështu me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar dhe vëllai i të ndjerit Zamir Latifi i cili në “Facebook” mban emrin Mario Corana.

“Shpirti im si kemi qeshur para tre ditësh, dhe me the që kështu dua të shoh gjithmonë të qeshur, por sot mi mbylle sytë me lot dhe kjo zemra ime nuk duron dot. Ti ishe dhe je jeta ime shpirti i vëllait. Të dua më shumë se gjithçka. Këtë këngë e dëgjonim bashkë dhe do vazhdojmë ta dëgjojmë bashkë vëllai im” shkruan Mario.

Por lidhur me këtë postim të tij sida ndjekës I kanë komentuar. Por Mario në një komet lexohet të shkruaj:

“O do më vrasin dhe mua, o do ti vras unë ata që më vranë shpirtin tim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera