Rozë

“O Sa Mirë” me Valën!

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 23 June 2017

Serialin më të shikuar në vend, “O Sa Mirë”, në edicionin 2017/2018 do ta shohim ndryshe.

Natyrisht, pritet që ta shohim me ndryshime të jashtëzakonshme që do të nxisin edhe më shumë kërshërinë e publikut.

Sipas burimeve të Telegrafit, seriali “o Sa Mirë” ka arritur marrëveshje sponsorizuese me Valën për edicionin 2017/2018.

-Advertisement-

Seriali “O Sa Mirë” me këtë marrëveshje pritet që të sjellë risi fantastike për publikun, duke përfshirë nga kastingu i aktorëve e deri te i gjithë seriali.

“O Sa Mirë” është i pakontestueshëm në vendin e parë si seriali më i shikuar në vend, teksa personazhet nga ky serial janë më të pëlqyerit e publikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera