Lajme

O maj gad | Abrashi thumbon VV-në: “Na akuzonin neve, a vet e harruan pandeminë

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 06 August 2020

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se gjatë ditës se ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi pas këtij njoftimi ka akuzuar Vetëvendosjen për mocionin e mosbesimit ne kohë pandemie.

Ai ka thënë se kjo parti e akuzonte LDK-në për mocionin e  mosbesimit ndaj VV-së në kohë pandemie kurse tani po e bëjnë edhe vetë një gjë të tillë.

-Advertisement-

“Na akuzojshin neve, a vet e harrun pandemine, o maj gad ✌️”, ka komentuar Abrashi në një status në lidhje me mocionin e mosbesimit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera