Lajme

Nxirret trupi i pajetë i një personi në Thumanë, rritet numri i viktimave

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 27 November 2019

32 viktima janë shënuar deri në këto momente nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë dje.

Pak më parë, një tjetër viktimë është gjetur në rrënojat e njërit prej pallateve të shembura në Thumanë.

Ndërsa është bërë e ditur se trupi i pajetë është i një mashkulli, Kastriot Cakon, rreth 50-vjeç,shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ekip i kërkim -shpëtimit në mënyrë intensive po vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që dyshohet që kanë mbetur nën rrënoja.

Ndryshe me qindra persona janë të lënduar ku disa prej tyre dyshohen se janë nën rrënoja./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera