Lajme

Nxirret trupi i pajetë i kosovarit që vdiq nga tërmeti në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 27 November 2019

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani,ka njoftuar se është nxjerrur nga gërmadhat edhe kosovari i dytë që vdiq tragjikisht pas tërmetit të tmerrshëm që goditi shtetin shqiptar.

Hasani ka shkruar në “Facebook” se është nxjerrë nga gërmadhat e hotel Tropikal Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Epërm i Gjilanit.

Ambasadori ka ngushëlluar familjen Abazi pas tragjedisë.

-Advertisement-

Dy vëllezërit Abazi nga Gjilani u raportuan të vdekur pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi dje në Shqipëri, ku si pasojë mbetën të vdekur mbi 20 persona.

Në Shqipëri ndërkaq janë duke vazhduar kërkimet për shëptimin e disa personave tjerë që kanë mbetur nën gërmadha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera