Lajme

Nxirren mbi 100 thasë mbeturina nga liqeni i Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 17 November 2018

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” është pastruar nga mbeturinat liqeni i Badovcit.

Mbi 100 thasë me mbeturina janë nxjerrë nga uji i liqenit.

Në këtë aksion pastrimi morën pjesë dhjetëra vullnetarë dhe organizata “Let’s do it Kosova”.

-Advertisement-

Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, ka kërkuar nga qytetarët dhe institucionet që maksimalisht të kujdesen për këtë pjesë, pasi nga aty furnizohet me ujë të pijshëm thuajse e tërë Kosova.

“Në kuadër të aksionit ta pastrojmë Kosovën sot kemi ardh në Badovc, për ta pastruar këtë hapësirë e cila fatkeqësisht është në gjendje shumë të keqe. Qëllimi është që përveç pastrimit, të kërkojmë përgjegjësi prej institucioneve edhe prej qytetarëve të pandërgjegjshëm. Prej këtij liqeni furnizohet me ujë pothuajse tërë Kosova dhe është shndërruar në një deponi, kjo nuk do koment”, ka thënë Hasanaj.

Hasanaj tha se masë parandaluese për ndotjen e zonave të tilla janë gjobat për ndotësit, andaj për këtë kërkoi angazhimin e Policisë dhe inspektorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera