Lajme

Nxirje e lëkurës/ Pasoja të frikshme- Fotot e 2 mjekëve kinezë që u sëmurën nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 21 April 2020

Teksa ndodheshin në gjendje të rëndë prej infektimit nga Covid-19, dy mjekë kinezë pësuan nxirje të lëkurës si pasojë e pandemisë.

Dr Yi Fan dhe Hu Weifeng, që të dy 42 vjeç, u prekën nga koronavirusi në kohën që po u shërbenin pacientëve të spitalit të Wuhanit, përgjatë janarit. Ngjyra e pazakontë e lëkurës u shkaktua nga mungesa e balancës hormonale, pasi virusi ua kishte dëmtuar rëndë mëlçinë.

Dr Yi dhe Hu janë kolegë të Li Wenliang-ut, i cili u ndëshkua me pretendimin se kishte alarmuar botën për koronavirusin, prej të cilit më vonë u prek edhe vetë dhe ndërroi jetë më 27 janar.

-Advertisement-

Mjekët u diagnostikuan me COVID-19 më 18 janar dhe menjëherë u dërguan në repartin e pulmologjisë në spitalin e Wuhanit. Kardiologu Yi e fitoi betejën nga COVID-19, pasi mjekët e vendosën në aparatin e quajtur ECMO, ku nën observimin e kësaj makinerie qëndroi për 39 ditë.

CMO është një procedurë që ndihmon pacientin të mbijetojë duke i pompuar oksigjen në gjak nga jashtë trupit. Për mediat kineze, Dr Yi tha se tani është shëruar dhe se më në fund mund të shtrihet në shtrat pa pasur as edhe një dhimbje, edhe pse pranon se vazhdon të ketë problem në ecje për shkak të qëndrimit të gjatë në shtrat. Kolegët që monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore, pranojnë se ngjyra e lëkurës i është kthyer normalitetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera