Nxënësja që u vr*a në Austri është nga ky qytet i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
16:07 | 10 June 2025
Një sulm vdekjeprurës ndodhi mëngjesin e sotëm, në një shkollë në Graz të Austrisë.
Më herët u raportua se në mesin e viktimave ishte edhe një nxënëse nga Kosova.
Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima në fjalë është 15-vjeçare, me prejardhje nga Vitia.
Sipas informative të siguruara nga IndeksOnline bëhet e ditur se nga kjo tragjedi pësuan me fatalitet 9 nxënës, një mësuese dhe personi që kreu aktin, i cili dyshohet të jetë vetvrarë në banjon e shkollës.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.
“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat, mëngjesin e së martës në Graz të Austrisë.
I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.

Të tjera
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...
-
Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatit...
-
Kurti prezanton qëndrimin e Kosovës për konfliktin Izrael-Iran: Zgjidhje diplomatike, Teherani ta ndalë cenimin e stabilitetit rajonal
Republika e Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj përshkallëzimit të situatës ...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
Mira Murati, shqiptarja që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale...
-
Netanyahu: Izraeli do të godasë çdo objekt dhe çdo shënjestër të regjimit të Ajetollahut në Iran
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se sulmet e Izraelit ...
-
A po zhvillohen bisedime me SHBA-në? Irani: Fokusi është në kundërshtimin e armikut
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi më herët tha se bisedimet me SHBA-...