Lajme

Nxënësit rusë mësojnë për ‘domosdoshmërinë’ e luftës

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 03 March 2022

Ministria e Arsimit e Rusisë ka njoftuar se nxënësve të shkollave në mbarë vendin do t’u jepet një mësim virtual se “pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri”.

Mësimi virtual do të transmetohet në ora 12:00 me orën e Moskës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ministrisë nxënësit do të mësojnë “për rrezikun që NATO përfaqëson për vendin tonë” dhe “përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk”.

-Advertisement-

Në deklaratën në faqen e ministrisë në Facebook thuhet se fëmijët gjithashtu do të mësojnë “si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po vërshojnë internetin sot”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera